Saranda Sallteku, gruaja më e votuar në Rahovec

Drejtoresha e Administratës në Komunën e Rahovecit, Saranda Sallteku, ka thyer rekordin si gruaja më e votuar në zgjedhjet e 17 tetorit në Rahovec.

Ajo ka marrë gjithsej 550 vota në garën për asambleiste.

Sallteku është bërë e njohur për punën e saj efikase në drejtori. Ajo ka fituar besimin dhe respektin e qytetarëve të Rahovecit me shërbimin e demonstruar.

AAK ka marrë 13 asambleistë në këto zgjedhje, duke vendosur një rekord të ri. Po ashtu edhe Smajl Latifi, si kandidat për kryetar, ka dyfishuar votat krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

Megjithatë për ta marrë mandatin e plotë, ai do të jetë përballe Visar Korenicës së VV-së në balotazhin e 14 nëntorit.

Reklama