Sanohet gropa të ura e Rumnikut dhe heqet deponia inerte në rrugën Rahovec-Suharekë

Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit ka bërë sot dy intervenime emergjente.

Njëri intervenim ka të bëj më rehabilitimin e një grope të kirjuar mbi urën e Rimnikut, ndërsa tjetri intevenim është bërë përgjatë rrugës rajonale Rahovec-Suharekë, ku mes vendbanimeve Opterushë-Zoqishtë, është hequr deponia inerte.

Për këto intevenime ka njoftuar edhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi.
Njoftimi i plotë:

Dy probleme sot janë duke u zgjidhur përmes intervenimeve emergjente!

▶️ Trajtimi dhe rehabilitimi i gropës së krijuar mbi urën e Rimnikut, rruga në drejtim të Drenocit,

▶️Heqja e deponisë inerte, në mes vendbanimëve Opterushë dhe Zoqisht, përgjatë rrugës rajonale Rahovec – Suharekë!

Rahovec, 9 maj 2019

Reklama