Mbahen ushtrime fushore në Rahovec për herë të parë, testohen ekipet e emergjencave

Drejtori për Mbrotje dhe Shpëtim, Hasan Përboqi, ka njoftuar se në Komunën e Rahovecit po mbahet ushtrimi fushor nga FSK-ja, që është i pari i këtij lloji.

Përboqi ka treguar se sot janë inskenuar katër skena, ku janë testuar kapacitetet e ekipeve te ndryshme të emergjencave.

Njoftimi i plotë i Përboqit:

Në komunën e Rahovecit po mbahet ushtrimi fushor nga FSK-ja i pari i këtij lloji në komunën tonë në bashkëpunim me Njësinë e Zjarrfikjes, Policinë e Kosovës, QKMF-në, Kryqin e Kuq dhe Qendrën Rinore.

Gjatë ditës së sotme janë inseknuar 4 situata ku njësitë emergjente komunale i kanë testuar kapacitet e tyre si me personel ashtu dhe me vegla, paisje dhe mekanizmat per intervenim.

Çdo veprim në ushtrimin e sotëm është realizuar sipas planit të më hershëm.

Në fund të ushtrimeve është bërë edhe dorëzimi i kompetencave vepruese nga nivelet emergjente komunale tek ato të FSK-së.

Ushtrimi do vazhdojë edhe për 2 ditë tjera, për ditët në vazhdim ushtrimi do implementohet nga FSK-ja.

Reklama