Rusia dëbon diplomaten shqiptare

Rusia është kundërpërgjigjur pas vendimit të Tiranës për dëbimin e një diplomati të saj nga Shqipëria.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka marrë vendimin për ta larguar nga Moska një diplomaten shqiptare. Vendimin e bëri të ditur një zëdhënës i MPJ-së ruse, të cilës i referohet portali Sputnik.

Sipas mediave ruse, ajo është Jonida Drogu, e cila punon në ambasadën shqiptare në Rusi.

“Më 8 shkurt, Ambasadori i Shqipërisë Arben Gazioni u ftua në Ministrinë e Jashtme Ruse, ku iu dha një shënim nga ministria që shpall sekretarin e parë të ambasadës shqiptare në Moskë, Jonida Drogu person ‘non grata’. Punonjësi i specifikuar u urdhërua të linte territorin e Federatës Ruse brenda 72 orësh. Ky hap u mor nga pala ruse në përgjigje të vendimit të Shqipërisë për të dëbuar nga vendi nën një pretekst krejtësisht të largët të sekretarit të parë të ambasadës ruse në Tiranë”, shtoi ministria e Jashtme Ruse./TCH

Reklama