Rukije Morina i hyn garës për Asamble, do t’i përfaqësojë kolegët e saj mjekë

Kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, e ka prezantuar kandidaten e radhës për asamble komunale në zgjedhjet e 17 tetorit.

Latifi ka thënë se Rukije Morina nga Xërxa, ka shprehur vullnetin t’i bashkohet listës së kandidatëve të AAK-së për Kuvend Komunal.

Sipas tij, ajo dëshiron t’i përfaqësoj kolegët e saj mjekë, ngase edhe vet vjen nga kjo fushë.

Latifi ka shkruar:

Rukije Morina nga Xërxa ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Mjekësisë, dega Fizioterapi në UP.

Ajo me vullnetin për t’iu bashkuar listës sonë të kandidatëve për Kuvend Komunal, ka synim që të përfaqësojë kolegët e saj mjekë dhe të rinjtë.

Rukija hyn në këtë garë me shumë përkushtim dhe ide të qarta, e ne asaj i dëshirojmë shumë suksese më 17 tetor!

Reklama