Rugova: Dikush s’e ka dert nëse LDK-ja bie në pesë për qind

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se dikujt është duke i penguar debati i brendshëm brenda kësaj partie.

Rugova ka shkruar në Facebook se debati po u pengon atyre që mbrojnë interesat e veta dhe sipas tij, nuk kanë dert edhe nëse LDK-ja bie në pesë për qind.

Ai ka potencuar se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së është organi i vetëm për të diskutuar mirëpo nuk po ftohet mbledhja e Këshillit.

“Pandemia nuk është justifikim, sepse gjatë fushatës askush nuk e ka lodh kokën për atë punë”, ka shkruar ai.

Reklama