RTSH për ndërrimin e motmoteve i argëton shqiptarët me muzikë serbe

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) duket se ka një shije tepër të çoroditur për muzikë.

Ata edhe në ndërrimin e motmoteve kanë zgjedhur për të festuar me muzikë popullore serbe.

Kjo është parë në një video që kanë dërguar disa persona që e kanë parë këtë detaj, të cilin edhe e kanë incizuar.

Në këtë video shihet një këngëtar i muzikës popullore serbe duke kënduar menjëherë pas ndërrimit të motmoteve.

Nuk është hera e parë që njerëzit në RTSH kanë shije për muzikë serbe, derisa në Tiranë ka vite që këngëtarët serb priten edhe më mirë se këngëtarë të tjerë shqiptarë.

Reklama