Rrugëve “Xhelal Hajda – Toni” dhe “Sadedin Hajda” u kthehet ndriçimi

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hasan Përboqi, ka njoftuar se është rikthyer ndriçimi në rrugët “Xhelal Hajda – Toni” dhe “Sadedin Hajda”.

Ka disa ditë që ndriçimi në këto rrugë ishte jashtë funksionit për shkak të prishjes së trafoz e cila furnizon me energji elektrike.

Njoftim i plotë i Përboqit:

Ju njoftojmë se është rikthyer ndriqimi publik në rrugët “Xhelal Hajda-Toni” dhe “Sadedin Hajda”, pas shumë defekteve të njëpasnjëshme sonte është rikthyer në funksion ndriqimi publik në rrugët e lartëcekura.

Shpresojmë që defekte të tilla të mos na paraqiten më.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin e treguar gjatë këtyre netëve në mungesë të ndriqimit publik në këto rrugë!

Me Respekt

Hasan Përboqi- Menaxher i kontratës për mirëmbajtje të ndriqimit publik.

Reklama