RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Rrugëtimi i Rrahmanit: nga Drenica në Serie A

    30/06/2019 - 11:48
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Me shpresë se Partizani i Tiranës do të jetë një trampolinë e mirë për në Evropë, Amir Rrahmani kishte firmosur me këtë skuadër më 5 korrik të vitit 2013.

    Partizani nuk ishte trampolinë aq e fuqishme sa për ta hedhur mbrojtësin direkt në ndonjë ligë elitare evropiane, por ishte një prej stacioneve në rrugëtimin që Rrahmanin megjithatë e dërgoi në njërën prej ligave më të forta të futbollit, shkruan sot Koha Ditore.

    Lideri i mbrojtjes së Kosovës, Amir Rrahmani, të mërkurën firmosi me skuadrën Hellas Verona, që edicionin 2019\2020 do të garojë në Serie A të Italisë. Kështu Rrahmani bëhet një lojtar tjetër pas Milot Rashicës që ka nisur karrierën në futbollin kosovar dhe që ia del të depërtojë në njërën prej pesë ligave më të forta evropiane.

    Rrahmani, tani 25-vjeçar, kishte nisur karrierën te Ramiz Sadiku i Prishtinës, prej nga kishte kaluar te Drenica e Skenderajt. Te Drenica nisi të luajë në nivelin senior dhe shpejt bëri emër në Superligën e Kosovës.

    Por Rrahmani nuk e kishte planin të qëndronte gjatë në futbollin e Kosovës. Superligën e Shqipërisë e shihte si rrugën e duhur për gjëra më të mëdha në karrierë. Për kohë të gjatë futbollistët e klubeve kosovare hapin para në karrierë kanë synuar ta bëjnë me kalim në klube të Shqipërisë.

    Kjo praktikë vlen ende për numër të madh të lojtarëve. Për disa ka ndezur e në mesin e tyre është edhe Rrahmani. Por është Drenica që fillimisht ia dha rastin e madh.

    Të fundit nga rubrika

    Jepet kartoni i parë i bardhë në futboll, ja çfarë funksioni ka

    22/01/2023 - 16:25

    Sa para fituan Kroacia e Maroku?

    17/12/2022 - 22:46

    FBK me masa rigoroze pas incidenteve në Superkupë, këto janë vendimet e marruara sot

    15/12/2022 - 18:07

    Zhvillime dramatike në RTK, komentatori Andin Lokaj lë punën

    10/12/2022 - 23:44

    Robin Krasniqi: Jetën e kisha dhënë të kisha qenë veç pak në vendin e Xhakës mbrëmë

    03/12/2022 - 22:29

    FIFA mund ta hetojë, ja çfarë rrezikon Granit Xhaka në ndeshjen me Portugalinë

    03/12/2022 - 13:46

    Sot fillon raundi i fazës eliminuese në Botëror, këto janë dy sfidat e ditës

    03/12/2022 - 09:14

    Kurti me foton e Shaqirit e Xhakës: Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës

    02/12/2022 - 22:40

    Shikoni çfarë bën Xhaka: E vesh fanellën e shqiptarit tjetër, veç pse shkruan Jashari

    02/12/2022 - 22:34

    Xhaka e Shaqiri me shokë e “rrënojnë” prapë Serbinë, shkojnë në të tetën e finales së Kupës së Botës

    02/12/2022 - 22:30
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.