Rrugët ”Xhelal Hajda – Toni” dhe ”Sadedin Hajda” mbesin pa ndriçim

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hasan Përboqi, ka njoftuar qytetarët se rrugët ”Xhelal Hajda – Toni” dhe ”Sadedin Hajda” sonte kanë mbetur pa ndriçim.

Përboqi ka thënë se kjo po ndodh për shkak të një problemi në trafon kryesore, që furnizon me rrymë ndriçimin e këtyre rrugëve.

Ai ka thënë se po punohet në evitimin e këtyre problemeve.

Njoftimi i plotë;

Ju njoftojmë se sonte në rrugët “Xhelal Hajda-Toni” dhe “Sadedin Hajda” nuk punon ndriqimi publik për arsye se po paraqiten problemet e njëpasnjëshme në ndriqimi publik, kemi disa defekte në trafon kryesore që e furnizon me rrymë këtë linjë të ndriqimit.

Së bashku me ekipën për mirëmbajtje të ndriqimit publik deri në këto momente kemi qenë në vend të ngjarjes, por meqë është një defekt pak më i madhë punimet janë ndërprerë dhe do vazhdojnë nesër.

Faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt Hasan Përboqi-Menaxher i kontratës për mirëmbajtje të ndriçimit publik.

Reklama