Rrugët fushore, rëndësi e veçantë në programin e Kryetarit Latifi

Dy drejtorët, Berat Duraku dhe Hasan Përboqi kanë dalë sot për të parë zonat vreshtare të Sejanit, Rimnikut dhe Dublanit, ku po bëhet rregullimi i rrugëve fushore.

Drejtori Përboqi ka shkruar në Facebook, ku ka thënë se rëndësi e veçantë në programin e kryetarit Smajl Latifi, u kushtohet rrugëve fushore.

Ai ka shkruar:

Në programin për bujqësi të qeverisjes së kryetarit Smajl Latifi, rëndësi e veqantë i kushtohet rrugëve fushore 🚧

Sot, së bashku drejtorin Berat Duraku vizituam zonat vreshtare të Sejanit, Rimnikut dhe Dublanit, ku pamë nga afër punimet që po zhvillohen në hapjen, zgjerimin dhe shtrimin me zhavor të rrugëve fushore sekondare!

Vreshtarëve tashmë po ju rregullohet infrastruktura e duhur rrugore në mënyrë që ata të e kenë më të lehtë qasjen në tokat e tyre të punës!

Vazhdojmë me punë të mira 🤝

Reklama