Rruga Rahovec-Hamos-Brestoc-Fortesë drejt finalizimit, do të ketë edhe shteg për biçikleta

Dje, kryetari Smajl Latifi bashkë me drejtorin Përparim Krasniqi, kanë vizituar segmentin rrugor Rahovec-Hamoc-Brestoc-Fortesë, ku po punohet në asfaltimin e rrugës.

Kryetari Latifi ka thënë se rruga 10.1 km është shumë e rëndësishme për qytetarët e komunës, sidomos për bujqit rahovecas.

Rruga do të ketë edhe shteg për biçikleta, ka njoftuar Latifi.

Njoftimi i plotë:

Po finalizohet një projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor për Rahovecin!

Bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi vizitova punimet në përfundimin e asfaltimit të rrugës Rahovec – Hamoc – Brestoc dhe Fortesë.

Kjo rrugë është shumë e rëndësishme për disa arsye: Është rrugë bujqësore vreshtare, gjë që ia lehtëson fermerëve qasjen në tokat e tyre, është pjesë e unazës së dytë të qytetit (pas rrugës transite mbi qytet) dhe është edhe një opsion i ri për shkarkim të trafikut në qytet për ata që duan ta përdorin për t’u lidhur me fshatrat Fortesë e Brestoc. Një lajm i mirë edhe për çiklistët dhe të pasionuarit e biçikletave është se në rrugë do të ketë edhe shteg për biçikleta.

Bëhet fjalë për 10.1 km rrugë vetëm në këtë pjesë, e cila padyshim se do të lehtësojë qarkullimin dhe jetën e të gjithëve.

Urime, Rahovec!

Reklama