Rrufeja godet shtëpinë në Kramovik, djeg një pjesë të kulmit dhe shaktërron oxhakun (Video/Foto)

Sot Rahoveci është përfshirë nga rrebeshe të forta shiu, që janë shoqëruar me erë e vende-vende edhe me breshër.

Mirëpo, përkundër dëmeve eventuale që mund të jenë bërë në prona publike e private, familja e Jemin Thaçit nga fshati Kramovik ka humbur më së shumti, pasi që rrufeja ka goditur shtëpinë e saj.

Sipas fotografive që ka siguruar RahoPress në komunikim me kryetarin e fshatit Kramovik, Binak Berisha, kulmi i shtëpisë së familjes Thaçi është goditur nga rrufeja, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të një oxhaku dhe kulmit të shtëpisë.

Nga kjo fatkeqësi natyrore, nuk ka pasur ndonjë pasojë në njerëz. Me rastin janë duke u marrë organet kompetente, pasi që në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës dhe Njësia e Zjarrfikësve. /RahoPress/

 

 

 

Reklama