Rriten fuqishëm të hyrat në Komunën e Rahovecit

89,601 euro janë realizuar më shumë të hyra nga Komuna e Rahovecit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Në një prononcim për RahoPress, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani, ka thënë se në periudhën janar-qershor të vitit 2019, Komuna e Rahovecit ka realizuar 608,272 euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2018, ishin realizuar 517,226 euro.

Komuna e Rahovecit ka arritur që të realizojë 51 për qind të të hyrave nga buxheti i planifikuar për këtë vit. Kur dihet se kanë mbetur edhe gjashtë muaj tjerë deri të përfundimi i vitit fiskal.

Ai ka thënë se këto të hyra janë realizuar nga taksat komunale dhe të hyrat tatimore.

”Këto të hyra realizohen nga taksat komunale dhe të hyrat tatimore, siç është tatimi në pronë e taksat tjera”, ka theksuar Limani.

Sipas tij, vetëm nga të hyrat nga tatimi në pronë janë realizuar 244,490 euro.

”Kjo periudhë njihet si periudha më e mirë e inkasimit të të hyrave nga tatimi në pronë. Kjo rritje e të hyrave në komunën tonë, është rezultat i përkushtimit të qeverisë komunale, e kryetarit dhe të githë drejtorëve dhe stafit të drejtorisë së financave”, ka thënë Limani. /RahoPress/

Reklama