Rriten çmimet për mërgimtarët që kalojnë nëpër Serbi

Që nga dita e sotme, çmimet për kalimin në rrugët e Serbisë janë rritur. 12% do të jetë çmimi më i lartë për kalim në secilën autostradë në shtetin fqinj.

Rritja e çmimit për tarifat u përcaktua nga ndryshimet në Ligjin mbi Tarifat për Përdorimin e Mallrave Publike, e cila u miratua para pak javësh në parlamentin serb.

Çmimet do të variojnë varësisht nga kategoria e automjeteve.

Ky vendim pritet të prekë edhe diasporën e Kosovës, të cilët janë në numër të madh që shfrytëzojnë ardhjen në Kosovë përmes autostradave në Serbi.

Reklama