Rreziku nga vërshimet, mobilizohet Komuna e Rahovecit

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Rahovecit, ka reaguar pas paralajmërimeve për vërshime të mundshme nga të reshurat që pritet ta përfshijnë Rahovecin dhe gjithë Kosovën.

Sipas një njoftimit të Drejtorisë, drejtori Hasan Përbooqi këtë shqetësim e ka ngritur sot në takimin e rregullt të Këshillit të drejtorëve, duke nisur një mobilizim të ekipeve të shpëtimit dhe të emergjencës.

Drejtoria për Mbrojtje e Shpëtim ka kërkuar edhe nga qytetarët që të ndërmarrin masa mbrojtëse nëse pronat e tyre rrezikohen nga vërshimet.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë:

Sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, nga dita e martë(14.05.2019) paralajmërohet përkeqësim i motit dhe pritet të ketë rreshje të shiut në sasi më të mëdha sesa normalja nga ku edhe mundë të ketë vërshime apo përmbytje, sipas paralajmërimeve zyrtare këto rreshje pritet të e përfshijnë edhe komunën e Rahovecit.

Parashikohet që reshjet të jenë me një sasi nga 30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme. Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit, kurse në pjesën jug-perëndimore të vendit, ku gjendet komuna jonë, pritet që sasia e reshjeve të jetë nga >30 – 50 mm.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Hasan Përboqi, këtë shqetësim e ka ngritur sot në takimin e rregullt të Këshillit të drejtorëve dhe është bërë e ditur se ekipet e shpëtimit dhe të emergjencës dhe njësitë tjera emergjente të komunës janë mobilizuar dhe do të jenë aktive gjatë gjithë kohës si dhe do të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë, poashtu edhe kompania për intervenime emergjente që është e kontraktuar nga komuna është e njoftuar që të jetë në gjendje gatishmërie dhe të i rrisë kapacitetet intervenuese të saj në rast të nevojës për intervenim.

Kërkohet nga qytetarët që të marrin masat më herët dhe të jenë të gatshëm për çfarëdo përballje me vërshimet dhe përmbytjet e mundshme.

13 maj 2019, Rahovec

Zyra për Marrëdhënie me Publikun

Reklama