Rregullohet pak moti sot në Kosovë, këto janë temperaturat

Gjatë ditës së sotme në Kosovës do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale këtë të premte do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius.

Do të ketë edhe erë e cila do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s”, njofton IHMK.

Reklama