Rregullohet lëshesa mbi lumin Rimnik, lehtësohet qasja e fermerëve në tokat e tyre

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit ka njoftuar se është duke u punuar në rregullimin e lëshesës (urës) në lumin Rimnik, e cila i krijon bujqve qasje në tokat e tyre.

“Vërshimet që kanë ndodhur në fillim të vitit kanë dëmtuar disa segmente të rrugëve fushore. Përveç që po hapen rrugët e reja fushore, këto ditë ka filluar edhe rehabilitimi i rrugëve të cilat janë dëmtuar nga reshjet e shumta të shiut. Nga nesër kjo rrugë do të jetë e kalueshme për bujqit që punojnë tokat e tyre në këtë anë”, thuhet në këtë njoftim.

Drejtoria ka premtuar angazhim të vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve për fermerët.

“Vazhdojmë në përmirësimin e kushteve më të mira për fermerët e komunës sonë”, thuhet në njoftim.

 

Reklama