Rinovohet objekti i banimit kolektiv në Rahovec

Komuna e Rahovecit e ka rinovuar objektin e banimit kolektiv që gjendet në qendër të qytetit.

Drejtori i Urbanizmit, Rumir Zhuniqi, ka njoftuar se projekti për rinovim është nisur pasi që është parë nevoja për këtë gjë.

Ai ka thënë se punët tashmë janë  në prag të përfundimit, duke treguar se objektit i është bërë termoizolimi, fasadimi dhe tash po i renovohet edhe çatia.

Njoftimi i plotë i Zhuniqit:

Punët te Objekti për Banim Kolektiv në Rahovec, janë afër përfundimit.

Drejtoria e Urbanizmit, duke parë nevojën që të renovohet ky objekt ku banojnë shumë qytetarë e zhvillojnë aktivitet biznesor disa njësi sipërmarrëse, ka kontraktuar një kompani përmes procedurave publike, e cilaka bërë termoizolimin dhe fasadimin e objektit.

Po ashtu, është duke u rinovuar edhe çatia e vjetruar e objektit, që vazhdimisht u ka shkaktuar probleme banorëve të kateve më të larta.

Reklama