Rikthehet McGregor, nokauton për 40 sekonda Donald Cerronen

Conor McGregor fitoi 40 sekonda meçin me amerikanin Donald Cerrone. Per super yllin irlandez të UFC-së, kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë.

McGregor në mënyrë fenomenale e nisi luftën dhe goditja e parë me gju në kokë të kundërshtarit ishte shumë precize. Ajo u pasua nga një goditje e saktë me grusht, më pas nga një shkelm me të majtën që e rrëzoi Cerronen. Aty e tutje Cerrone nuk kishte gjasa të “mbijetojë”. Ai pësoi goditje të njëpasnjëshme derisa gjyqtari nuk e ndërpreu meçin.

Reklama