Richardson lë vreshtarët, shkruan një letër emocionuese: Rahoveci gjithmonë në zemrën time

Një ndër basketbollistët më të mirë amerikanë të KB Rahoveci, është përshëndetur me vreshtarët, meqë kontrata e tij sezonale me klubin ka përfunduar.

Pasi që Rahoveci mori vendin e dytë në Superligën e Kosovës, Fred Richardson, i ka dhënë fund epokës së tij në KB Rahoveci, duke përshëndetur e falënderuar fansat për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë.

Ai ka publikuar një letër përshëndetje në faqen e Facebook-ut të KB Rahoveci.

”Po shkruaj para se të largohem nga ky qytet i mrekullueshëm, për t’i falëneruar fansat për të gjithë mbështetjen që na e kanë dhënë përgjatë sezonit. Gjithçka që kemi bërë ka qenë për ju. Jam i gëzuar që mundëm ta bëjmë krenar qytetin dhe nuk do të pendohem kurrë për të kaluarat e përbashkëta. Nuk e di se çfarë do të sjell e ardhmja, por çfarë di është se gjithmonë do të keni një vend në zemrën time. Deri në takimin e radhës…”, ka shkruar Richardson në gjuhën angleze.

Richardson ka qenë basketbollisti më i suksesshëm i KB Rahoveci. Nuk ka munguar reagimi pozitiv i rahovecasve ndaj letrës së Richardson. /RahoPress/

Reklama