Reshjet bllokuan disa rrugë në Rahovec, Komuna angazhoi kompani pastrimi

Pas reshjeve të dendura të shiut, në disa pjesë të Rahovecit mbrëmë janë krijuar pengesa në rrugë si pasojë e rrëshqitjes së dheut, mirëpo Drejtoria për Shërbime Publike njoftoi mbrëmë se ka angazhuar kompani për pastrimin e rrugëve.

Tashmë rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme dhe të gjitha pengesat janë hequr.

“Pas reshjeve të mëdha të shiut që ndodhen pasditen e së Dieles, u krijuan pengesa në rrugë nga rreshqitjet e dheut. Në disa segmente rrugore ishte e pamundur qarkullimi normal nga balta e krijuar. Si institucione komunale kemi angazhuar kompaninë për pastrimin e këtyre rrugëve në orët e vona të natës, ku tashmë rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme!”, ka njoftuar drejtori i Shërbimeve Publike Përparim Krasniqi. /RahoPress/

 

 

Reklama