Rendiment i kënqshëm sivjet në Rahovec: Rrush, pjepra, qepë, hudhra, speca, domate, patate

Drejtoria e Bujqësisë së bashku me stafin, çdo ditë janë duke vizituar fermerët për të monitoruar gjendjen e kulturave bujqësore, për të ofruar këshillat e nevojshme, si dhe për të parë nga afër punët të cilat po zhvillohen në sektor të ndryshëm.

Drejtoria ka publikuar një njoftim dhe disa fotografi të kulturave të ndryshme të perimtarisë që po kultivohen në Rahovec.

“Foto të shkrepura sot, gjatë vizitës tek kulturat të ndryshme të cilat janë prezente në tregun vendor si dhe tek disa kultura që priten të dalin ditëve në vijim. Ne do të vazhdojmë të jemi pran fermerëve tanë në çdo kohë, pavarësisht vështirësive që jemi duke u përballur!”, thuhet në njoftim.