Rekord subvencionesh, Komuna ndan mbi 100 mijë euro për organizatat kulturore e sportive

Komuna e Rahovecit ka ndarë plot 101,100 euro subvencione për kulturë dhe rini, duke shënuar një shumë rekorde krahasuar me vitet e kaluara.

Vendimin për ndarjen e subvencioneve e ka nënshkruar sot kryetari i Komunës, Smajl Latifi, i cili ka thënë se prioritet i komunës do të jetë që t’i qëndrojë afër të rinjve që organizojnë aktivitete kulturore, sportive, artizanale e të tjera.

Latifi ka bërë edhe një krahasim me subvencionet që janë bërë gjatë viteve të kaluara, me subvencionet që janë ndarë sivjet.

Njoftimi i plotë:

Sot kam nënshkruar kontratat për dhënien e subvencioneve për Kulturë dhe Rini në Komunën e Rahovecit.

Prioritet i Komunës është që të vazhdojë t’i qëndrojë afër rinisë, kulturës, sportit, artizanateve, subjekteve që trajtojnë kategori të caktuara sociale në Rahovec.

Kjo u dëshmua edhe me subvencionet :

41,300 € janë ndarë në vitin 2017,

62,000 € në vitin 2018,

kurse në vitin 2019 është ndarë shuma rekorde 101,100 € për Kulturë, Rini dhe Sport.

Poashtu, në Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale janë ndarë gjithsej: 13,800€ për vitin 2019.

Të theksojmë, se 5,500 € janë ndarë për edicionin e 18-të të Festivalit folklorik “Anadrinia Jehon” (2019) të Dejnit.

Jemi të përkushtuar të vazhdojmë me rritje të përkrahjes për këta sektorë, që janë padyshim shumë të rëndësishëm për qytetarët e Rahovecit!

Reklama