Reagon Latifi: Faleminderit për përkrahjen historike dhe fitoren e thellë

Kryetari i Rahovecit dhe kandidati për kryetar në zgjedhjet e sotme, Smajl Latifi, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Ai ka falënderuar qytetarët për kulturën e lartë qytetare të treguar në këtë proces zgjedhor.

Latifi ka thënë se përkrahja për të është e madhe dhe historike.

Latifi ka shkruar:

Qytetarë të Rahovecit, fillimisht faleminderit për një proces të jashtëzakonshëm demokratik dhe kulturën e lartë qytetare të treguar në zgjedhje! Faleminderit edhe për përkrahjen historike dhe fitoren e thellë! Sot është konfirmuar se Rahoveci dëshiron të vazhdojë me përvojë, angazhim dhe lidership.

Reklama