Reagon edhe Haradinaj: Jam i shqetësuar për aksidentet fatale, duhet të shtohet kujdesi

Për aksidentin e rëndë në Rahovec, ku deri tani janë konfirmuar tre të vdekur, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se është i shqetësuar për aksidentet e shpeshta në komunikacion që për pasojë kanë jetët njerëzore.

“I shqetësuar nga lajmet për aksidentet e shpeshta në komunikacion me pasojë jetët njerëzore. Familjarëve të viktimave në Bërnjak të Rahovecit iu shpreh ngushëllime të thella, kurse të lënduarve shërim të shpejtë”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka apeluar te të gjithë qytetarët që ta shtojnë kujdesin në trafik, e Policia e Kosovës të rris kontrollin, “veçanërisht tani gjatë sezonës verore, kur kemi një komunikacion të ngarkuar”. /RahoPress/

Reklama