Reagon Daut Haradinaj nga Austria, publikon fotografi nga sheshet e Vjenës

Pas raportimeve se është arrestuar ne Vjenë Daut Haradinaj, ka reaguar vetë ai në Facebook.

Haradinaj nuk ka dhënë sqarime nëse vërtete ishte arrestuar nga policia austriake.

Në media pati raportime se ishte arrestuar me një fletarrest serb, sikurse Ramush Haradinaj.

Por pati edhe media që raportuan se lajmi për arrestimin e tij ishte i rrejshëm.

Duket se këtë gjë mbetet ta konfirmojë vetë Haradinaj, i cili nuk ka dhënë sqarime në postimin e fundit.

“Live nga Vjena”, është e gjitha që ka shkruar ai. /RahoPress/

Reklama