Reagojnë vreshtarët: E çuditshme tërheqja e bordit, nuk kemi qasje në financa për një kohë të gjatë

Përmes një reagimi publik në faqen e Facebook-ut, tifozët e KB Rahoveci “Vreshtarët” kanë reaguar për dorëheqjen e bordit të klubit. Vreshtarët e kanë parë me dyshim e skepticizëm tërheqjen e bordit.

Tifozët janë ankuar se ka një kohë të gjatë që nuk kanë qasje në organizimin brenda klubit, e as nuk e dinë gjendjen financiare. Ata kanë kërkuar që të vijë një bord i ri, me kompetenca të plota në udhëheqje të klubit.

Tifozët i kanë bërë thirrje komunës që si pronare e klubit të tregohet e vëmendshme dhe që të mos fusë më njerëz jo-kredibilë dhe të paaftë për ta udhëhequr klubit.

Ky është reagimi i plotë:

REAGIM

Me shqetësim dhe konfuzitet po ndjekim situatën e krijuar në klubin tonë të basketbollit KB Rahoveci.

Situatë kjo e krijuar me dorëheqjen e papritur të bordit udhëheqës, kur momentalisht klubi në ketë fillim të parasezonit do duhej të fillonte me përgatitjet e nevojshme.

N’a çudit fakti që një bord i suksesshëm për vite më radhë, ku nga ri-themelimi i klubit e ka sjellë në maje të elitës, për periudhë të shkurtë kohore (për çka ne dhe qyteti do i jemi mirënjohës gjithë jetën, secilit prej tyre) të japin dorëheqje kaq të ftoftë dhe të papritur.

Disi e çuditshme, të dorëzohen në kulmin e suksesit.

Ne i kemi parë dhe i kemi dëgjuar arsyet e tyre , probleme të zakonshme si çdo fillim sezon i secilit vit për ne si klub dhe për klube tjera kosovare në përgjithësi , përfshi edhe gjendjen e krijuar tashmë, krizë në pandemi.

Ne si tifogrup nuk kemi pasë kohë të gjatë qasje në organizimin brenda klubit dhe as më pak gjendjen financiare (pikërisht për këtë gjë bojkotuam dhe protestuam disa lojë në sezonën e kaluar) pra, për këte arsye nuk mund të pohojmë as t’i mohojmë arsyetimet e bordit. Mbetet të shihet në te ardhmen…

Ndërkohë , pas dorëheqjes së bordit natyrisht duhet te vijë një bord i ri me kompetenca të plota në udhëheqje të klubit.

I bëjmë thirrje komunës si pronare legjitime e klubit që të tregohet jashtëzakonisht e vëmendshme , dhe në asnjë menyrë të mos tentoj politizimin e klubit duke futur njerëz jo-kredibil , politik e të paaftë në udhëheqje të klubit, siç ka ndodhur me klubin e futbollit deri në pothuajse shkatërrim. Klubi është i qytetit , klubi është i tifozëve , nuk do të lejojmë asnjë tentim kësi lloji. Të jeni të bindur.

Çdo bord i ri i zgjedhur; i paanshëm , kredibil dhe i ndershëm zotohemi që do t’a ketë përkrahjen tonë të plotë ;si kusht stabilizimin e klubit me plane të qarta dhe fillimin e sjelljeve të trofeve në “Mizahir Isma”.

Shpresojmë në bashkpunim me tifozë, zaten vetëm kështu është i sigurt klubi.

Njerëzit shkojnë e vijnë , klubi me tifozët mbeten…

VRESHTARËT , RAHOVEC.

Reklama