RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Rasti i fajdeve, Kadri Veseli nuk e pranon se është i përfshirë

    23/05/2019 - 11:45
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Kryeparlamentari Kadri Veseli është deklaruar për videon me fajde ku i përmendet edhe emri i tij. Në një konferencë për media ka thënë se nëse del e vërteta se edhe ai është përfshirë në këtë rast, ai do të japë dorëheqje.

    Në videon ku dyshohen se janë përfshirë në fajde, mashtrim e detyrim një grup prej së paku 8 personash, përmendet edhe emri i Veselit. Kadri Rexhepi, në një rast dëgjohet duke thënë se Kadri Veseli ka marrë 200 mijë euro, raporton Koha.net.

    “Nëse del se është e vërtetë se jam përfshirë në këtë rast unë jam i gatshëm nga sot të japë dorëheqje. Ky është morali im. Ky është besimi im jetësor. Kjo është politika ime. E them me siguri të plotë, emri im është keqpërdorur në këtë akt kriminal të mashtrimit. Kur të dalë e vërteta e kësaj, atëherë dikush duhet të japë llogari penale dhe institucionale. Pavarësisht a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë, ose politikës”, ka thënë Veseli.

    Ai ka kërkuar të sqarohen disa çështje, që sipas tij, mund të ngriten natyrshëm nga ky rast dhe që ka të bëjë edhe me funksionimin e organeve dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë.

    “Si është e mundur që për këtë rast të krimit të organizuar, që paska pasur fakte në vitin 2013, të ndërmerren veprime me 6 vjet vonesë. Kush është ai, ose ata persona që e kanë mbuluar këtë krim të organizuar për më shumë se 6 vjet. Kujt dhe për çfarë llogarie i është dashur kjo vonesë që paska mundësuar edhe mbulimin dhe mos-dënimin e veprave penale. Pse këto video-incizime kanë qenë në sirtarë të policisë apo të prokurorisë për kaq shumë vjet dhe nuk janë trajtuar në kohë dhe me veprime të duhura”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

    LEXO EDHE: Ekskluzive: Video e ndërmjetësuesit Rexhepi që thotë se Kadri Veseli i ka marrë 200 mijë euro

    Tutje ai ka shtuar se këtij hetimi do t’i shkohet deri në fund.

    “Shihet qartë se kjo është një skemë e krimit të organizuar dhe ju siguroj se kësaj do t’i shkohet deri në fund. Edhe sikur vëllai im të ishte i përfshirë në krim do të shkojmë deri në fund. PDK-ja nuk është e përfshirë në këtë krim. Ne po bëjmë reforma edhe brenda partisë dhe do të përkujdesemi që njerëzit e tillë të mos jenë me ne”, ka thënë Veseli.

    Veseli ka shtuar se, “do të ketë veprime institucionale por jo hakmarrëse të miat. E di se dikujt nuk do t’i pëlqejë po do t’i shkojmë deri në fund. Mashtruesit, kriminelët duhet me i çrrënjosë. Ju ftoj edhe juve si media të bëjmë më shumë. Në këtë shtet do të funksionojë ligji dhe padrejtësia do të paguhet. Para ligjit do të jenë të barabartë edhe djali i kryetarit edhe djali i fshatarit”.

    Ai ka insistuar se, “kemi të bëjmë me një skemë që është mashtruese, që është kriminale”.

    Të fundit nga rubrika

    Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin

    19/01/2023 - 19:46

    Projektligji për Trustin sot në duart e deputetëve

    19/01/2023 - 07:56

    Martini provon ta mbyllë skandalin e miliona eurove, përmes një reagimi sipërfaqësor

    18/01/2023 - 18:18

    Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

    31/12/2022 - 11:48

    Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

    30/12/2022 - 23:01

    Operacioni “Ekipi”- 16 të rinj nga Kosova kamuflohen si ekip sportiv për t’u futur ilegalisht në Itali

    27/12/2022 - 18:10

    Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet

    24/12/2022 - 13:35

    Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

    24/12/2022 - 13:14

    Projektligji për Paga në Kuvend, këto janë dallimet në koeficientë

    20/12/2022 - 13:03

    Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

    20/12/2022 - 12:59
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.