Ramush Haradinaj sot në Rahovec për zbulimin e shtatores së Shejh Myhedinit

Ramush Haradinaj pardje dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit pasi mori ftesë nga Gjykata Speciale.

Megjithate, Haradinaj sot do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për atdhetarin Shejh Myhedin Shehu, në Rahovec.

”Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq të hënën, Haradinaj do të dorëzojë edhe zyrtarisht letrën e dorëheqjes tek Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Reklama