Ramush Haradinaj pritet me ceremoni ushtarake në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur me ceremoni ushtarake në Gjermani.

Haradinaj në bundestagun gjerman do të takohet me kancelarin Angela Merkel dhe me disa deputetë.

Për nder të Haradinajt, krahas flamurit të Gjermanisë dhe atij evropian është vendosur edhe i Kosovës.

Kjo vizitë është duke u realizuar rreth një muaj para takimit që do të mbahet në fillim të korrikut në Paris, në vazhdën e takimeve për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.


Reklama