Ramush Haradinaj: Bahri Fazliu 23 vjet më parë fitoi përjetësinë

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Bahri Fazliu, 23 vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të.

Sipas tij, Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, grumbulloi djemtë më të pastër, me ideale të larta kombëtare, si gjatë përpjekjeve për liri, si në periudhën e ndërtimit të vendit, njofton Klan Kosova.

“Njeri i pushkës dhe i penës, trim, guximtar e i vendosur deri në vetëmohim. Bahri Fazliu, njëzetetre vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të”.

“Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, grumbulloi djemtë më të pastër që kam njohur, me ideale të larta kombëtare, si gjatë përpjekjeve për liri, si në periudhën e ndërtimit të vendit”.

“Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike”.

Reklama