Ramosaj i emocionuar: Ishalla Zoti i ndihmon familjet për ta kaluar këtë dhimbje

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është shfaqur i emocionuar në një paraqitje për një televizion, për të folur për sulmin e sontshëm në një autobus në Gllogjan, ku të vdekur kanë mbetur tre persona, mes tyre dy nxënës.

Ramosaj ka thënë se deri tani gjithçka është e paqartë. Ai tha se sulmi ndodhi në vigjilje të festave të nëntorit

“Gjithçka është e paqartë deri tani. Kjo ka ndodhur në vigjile të festave të nëntorit, kur jemi përgatiur për të festuar”, ka thënë ai.

“Ishalla Zoti i forcon familjet e viktimave dhe u ndihmon që ta kalojnë këtë dhimbje. Faleminderit”, ka thënë ai në fund, duke e ndërprerë intervistën në Klan Kosova.

 

Reklama