Ramiz Kelmendi: Pushka top t’u bëftë o Albin Kurti

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka akuzuar Albin Kurti për linçim politik ndaj tij personalisht dhe kompanisë që drejton.

Kjo pasi një psotimi të Kurtit në Instagram ku shihet me një ish-punëtor të kompanisë së Kelmendit e që shkruan se i janë shkelur të drejtat e tij si punëtor.

Kelmendi thotë se po tentotet që përmes frikësimit, detyrimit dhe nënshtrimit të arrihet mbështetja për Albin Kurtin.

Postimi i plotë i Ramiz Kelmendit:

ALBIN KURTI, PUSHKA TOP

Reagim ndaj fillimit të Shantazhit të paralajmëruar në të gjitha fushatat zgjedhore nga Kurti mbi Kompanitë dhe bizneset private të Republikës së Kosovës

Të nderuar Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Unë Ramiz Kelmendi pronar i Grupit ELKOS nga Peja, deputet në tre legjislatura të Parlamentit të Republikës së Kosovës, zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike në Qeverinë Mustafa dhe ndërmarrës, shprehë shqetësimin e thellë për thirrjet e Albinin Kurtit për Linçim politik ndaj meje, kompanisë time dhe tërthorazi edhe kolegët tjerë biznesmen të suksesshëm, duke tentuar për frikësim, detyrim dhe nënshtrim për të mbështetur personin dhe mendësinë Albin Kurti!

Më duhet të sqaroi se kompania Elkos ka përvojë 30 vjeçare në operim dhe atë nga viti 1990, kur regjimi serbë më shkarkoi nga detyra e Drejtorit të Ndërmarrjes Shoqërore.

I persekutuar në vazhdimësi ashtu siç ishte edhe Albini nga i njëjti regjim serb, ja kam dalur që të triumfoi duke përballuar çdo torturë e propagandë ndaj personit tim. E kam luftuar atë regjim dhe nuk jamë nënshtruar asnjëherë. Veperimtaria ime sot është storie suksesi për Kosovën.

Andaj, paraqitja në Istagram e Albin Kurtit, se pronari i ETC-së (ka zgjedhur të mbështesë regjimin e vjetër), thërret militantët personal të tij për aktivitete, veprime dhe metoda të ulëta!