Rahoveci zgjedhet një prej komunave më të përshtatshme në Kosovë për të bërë biznes

Komuna e Rahovecit është një prej komunave më të përshtatshme për të bërë biznes në Kosovë.

Sipas Indeksit të Konkurrueshmërisë së Komunave, të realizuar nga USAID, nga 38 komuna dhe 3350 biznese në Kosovë që janë përfshirë në hulumtimin e indeksit, Rahoveci del të jetë komuna e dytë në nivel vendi për krijimin e ambientit përkrahës për zhvillimin e biznesit, transmeton RahoPress.

Këtë lajm me bashkëqytetarët e tij e ka ndarë edhe drejtori përEkonomi, Turizëm dhe Zhvillim, Artan Asllani.

Ky është njoftimi i plotë i Asllanit:

Sot, më datë 7 maj 2019, isha prezent në prezantimin e raportit” Indeksi i konkurrueshmërisë së komunave” ku janë paraqitur gjetjet e anketës me 3350 biznese nga 38 Komunat e Kosovës, gjetje këto përmes së cilave është arritur deri tek vlersimi i qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve.

Komuna e Rahovecit u prezantua e 2 -ta, me këtë rast pranova edhe certifikatën për rënditjen në vendin e dytë në nivel të 38 Komunave të Kosovës.

Vazhdojmë me punë!

Reklama