Rahoveci synon që të pastrohet tërësisht nga deponitë e mbeturinave

Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se është duke vazhduar edhe më tej heqja e deponive në tërë territorin e komunës së Rahovecit.

Krasniqi ka njoftuar dje se në Xërxë është hequr një prej deponive ilegale.

“Të gjitha deponitë ilegale të mbeturinave po eliminohen, në tërë territorin e komunës së Rahovecit! Po vazhdon projekti i pastrimit në hapsira publike, ku sot ishim të pranishëm në vendbanimin Xërxë, ku bëmë eliminimin e deponisë ilegale të mbeturinave”, ka njoftuar ai.

Komuna e Rahovecit është duke u përpjekur që ta pastrojë të tërë territorin e vet nga deponitë ilegale. Shumë prej deponive tashmë janë larguar, mirëpo ka pasur raste kur në po ato vende janë krijuar deponi të reja, duke detyruar Drejtorinë e Shërbimeve Publike që të ndërhyjë për të dytën herë.

Reklama