Rahoveci shpallet komuna e dytë për perfromancë të mirë në nivel Kosove

Rahoveci është shpallur komuna e dytë në nivel vendi me performancën më të mirë.

Kryetari Smajl Latifi ka thënë se kishte kënaqësinë që të pranoj çmimin për performancën më të mirë komunale për vitin 2019, duke thënë se ky çmim dëshmon seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e qeverisjes komunale.

“Kemi edhe shumë punë para vetes, por jemi në rrugë të drejtë për t’u bërë shembull i mirë i qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës! Shfrytëzoj rastin që të falënderoj MAPL-në dhe donatorët: Qeverinë e Zvicrës, Qeverinë e Norvegjisë, dhe Qeverinë e Suedisë, për vlerësimin dhe çmimin e merituar, poashtu, të falënderoj ekipin tim, drejtorët e drejtorive për punën e tyre, të gjithë zyrtarët komunal dhe grupin e performancës për kontributin e tyre! Urime të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit!”,ka shkruar Latifi.

Reklama