Rahoveci ka arritur t’ia shkaktojë Prishtinës humbjen e parë të sezonit në basketbollin kosovar duke barazuar rezultatin në serinë finale të “Play-offit”.
“Vreshtarët” fituan 87:84 në një ndeshje të barabartë deri në fund të takimit.Mysafirët nisën më mirë ndeshjen, por në periudhën e dytë dhe të tretë Rahoveci arriti të krijonte epërsinë të cilën e mbajti deri në fund për të barazuar në 1 me 1 serinë.
Fred Richardson te Rahoveci shënoi 25 pikë, ndërsa te Prishtina u dallua Dardan Berisha me 26. Ndeshja e ardhshme zhvillohet në mesjavë në kryeqytet.