Rahoveci renditet prej komunave të para në Kosovë për transparencë buxhetore

Në raportin e fundit të Institutit GAP për transparencën buxhetore të komunave të Kosovës për vitin 2020, Komuna e Rahovecit ka dalë prej të parave në Kosovë.

E pozicionuar në numrin 4, Instituti GAP i ka bërë një ngritje të pozitës, krahasuar me vendin e 19 kur ndodhej në vitin  2019.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se ai do të punojë që në vitin vijues, Rahoveci të bëhet e para edhe për transparencë buxhetore.

Latifi ka shkruar:

Institucioni kredibil i radhës, Instituti GAP e vlerësoi Rahovecin për përmirësim të dukshëm në “Indeksin e transparencës buxhetore komunale” për vitin 2020. Rahoveci renditet në kuartilin e lartë në këtë indeks. Në vitin 2019, komuna jonë renditej në vendin e 19, ndërsa tani jemi në vendin e 4, ndërsa po punojmë që në vlerësimin e radhës të dalim të parët.

Ky është një vlerësim jashtëzakonisht i mirë dhe vjen pasi po nga instituti GAP u vlerësuam si komuna që ka realizuar më së shumti premtime si dhe nga KDI, ku në Transperometrin Komunal u vlerësuam të parët.

Reklama