Rahoveci publikon datën e ndeshjes së dytë finale: Asgjë nuk ka përfunduar, ejani dhe na përkrahni

Mbrëmë përfundoi ndeshja e parë finale e play-off’it ndërmjet KB Rahoveci dhe Z Mobile Prishtina.

Ndeshja e dytë nga pesë ndeshjet finale që do të zhvillohen, do të luhet të dielën në orën 17;00 në palestrën ‘’Mizahir Isma’’ në Rahovec.

Klubi Rahoveci ka bërë të ditur detajet e ndeshjes dhe ka ftuar rahovecasit në përkrahje, duke thënë se asgjë nuk ka përfunduar.

‘’Ndeshja e dytë FINALE zhvillohet të dielën në ora 17:00. Seria aktuale 1-0 për ZMobile Prishtina, por asgjë nuk ka përfunduar. Arena “Mizahir Isma” do të tregojë edhe njëherë se pse Rahoveci këtë edicion i ka bërë rregullat në Basketboll’’, thuhet në njoftim.

KB Rahoveci ka kërkuar që të shpërndahet njoftimi dhe që të mbushet palestra me simpatizantë. /RahoPress/

Reklama