Rahoveci përfiton 50 mijë euro nga MZHR-ja për ndërtimin e tregut ditor në Ratkoc

Komuna e Rahovecit ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Zhvillimit Rural për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i tregut ditor në Ratkoc”.

Sipas njoftimit të kryetarit të Rahovecit, Komuna përfiton 50,000 euro nga MZHR-ja me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

Latifi ka shkruar:

Sot, me ministrin në detyrë të MZHR-së Enis Kervan, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i tregut ditor në Ratkoc”, ku nga fondi i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal i kemi 50,000.00€.

Ministrit Kervan i shpreh falënderim për përkrahjen e dhënë ndaj komunës së Rahovecit!

Reklama