Rahoveci në balotazh, Latifi shënon fitore bindëse me 47.2% të votave

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, komuna e Rahovecit do të shkojë në balotazh.

Rezultati nga zgjedhjet e djeshme, nxjerr bindshëm fitues kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi, mirëpo rezultati i tij prej 47.23% është i pamjaftueshëm për ta fituar mandatin në raundin e parë.

Pas Latifit, qëndron kandidati i VV-së, Visar Korenica, me 24.78% të votave.

Ndërkaq, Burim Krasniqi nga LDK, ka marrë 15.83% të votave të përgjithshme në Rahovec, pasuar nga Bejtullah Deliu me 11.36% si dhe Xhafer Bytyqi me 0.8% të votave të përgjithshme.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Latifi mbrëmë ka falënderuar qytetarët për procesin korrekt zgjedhor dhe i ka falënderuar ata për fitoren e fuqishme që i kanë dhënë atij në këtë garë. /RP/

 

Reklama