
Një faqe në Facebok që mban emrin ”Superliga e Kosovës në Basketboll”, ka publikuar disa postime pas ndeshjes Rahoveci-Prishtina, ku kjo e fundit pësoi humbjen e parë në ndeshjen e dytë finale.
Kjo faqe humbjen e Prishtinës e ka konsideruar si humbje të së keqes nga e mira.
Sipas asaj që shkruhet aty, Rahoveci fitoi jo vetëm kundër Prishtinës, por edhe kundër referëve dhe Federatës së Basketbollit.

”Përundon ndeshja: KB Rahoveci 87 – 84 KB Prishtina.
E mira fiton kundër së keqes,KB Rahoveci e mposht KB Prishtina,referët dhe federaten.
Urime Rahovec. Urime Vreshtarë”, thuhet në njërin prej postimeve.
Ndërkaq në një postim tjetër, faqja shkruan;
Sonte fitoi KB Rahoveci me buxhet 20 herë më të vogël se KB Prishtina.
Sonte fitoi skuadra që 12 basketbollistët e saj paguhen më pak se 1 basketbollist i KB Prishtina(Dardan Berisha).
Sonte fitoi Pasioni kundër Parasë.
