Rahoveci me rezultate pozitive në Indeksin e Konkurrueshmërisë së Komunave

Sot është publikuar “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave” nga Instituti Riinvest, i cili shërben për të matur performancën e qeverisjeve lokale për krijimin të një mjedisi të shëndoshë afarist.

Në këtë indeks, Komuna e Rahovecit ka dalë me rezultate të mira për performancën në nivel vendi.

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi është shprehur i kënaqur me këtë rezultat duke premtuar se krijimi i klimës së mirë afarise do të vazhdojë edhe më tej.

Njoftimi i plotë nga Latifi:

Publikohet “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave” Komuna e Rahovecit me performancë të mirë në nivel vendi!

Është publikuar raporti “Indeksi i konkurrueshmërisë së komunave” ku janë prezantuar gjetjet e anketës me 3337 biznese nga 38 komunat e Kosovës, gjetje këto përmes së cilave është arritur deri te vlerësimi i qeverisjes lokale në bazë të mjedisit përkrahës për zhvillim të bizneseve. Kjo është hera e gjashtë që USAID-I në Kosovë zbaton studimin e IKK-së me qëllim të orientimit të reformave të politikave publike, bazuar në dëshmi.

Indeksi ka 8 nënindikatorë, e para barrierat e hyrjes në biznes, e dyta transparenca në informim, e treta pjesëmarrjen dhe parashikueshmërinë, kostot kohore, taksat dhe tarifat, administratën komunale, fuqinë punëtore dhe shërbimet mbështetëse për bizneset dhe infrastruktura. Kosova ka nevojë për një politikbërje që bazohet në evidencë dhe që merren masa pastaj për përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë.

Me këmbëngulje do të vazhdojmë në krijimin e klimës së volitshme për bizneset të cilat operojnë në komunën tonë, që të rrisin prodhimtarinë me cilësi të garantuar.

Reklama