Rahoveci e humbë ndeshjen e parë finale kundër Prishtinës

Z – Mobile Prishtina e ka fituar takimin e parë të serisë finale të play off-it ndaj Rahovecit me rezultatin 110-82.

Ndeshja e luajtur në palestrën e kryeqytetit, ishte e dominuar nga vendësit me ç’rast edhe dolën triumfues.

Prishtinasit e nisin mirë çerekun e parë me ç’rast e bënë për vete me rezultatin 32:18.

Edhe çereku i dytë i takoi atyre, ku me kundërsulme arritën të shënonin pikë të shpejta, kurse në anën tjetër Rahoveci ishte i shpërqendruar në mbrojtje duke marrë pikë të lehta.

28:14 u mbyllë çereku i dytë, në përgjithësi pjesa e parë 60:32.

Loja dominuese e tyre vazhdoi edhe në pjesën e dytë, me fituesin që ishte përcaktua qysh në periudhën e parë.

89-54 ishte çereku u tretë për bardh e kaltrit.

Këtë avantazh nga çerekët paraprakë, e ruajtën duke e mbyllur ndeshjen me epërsi plus 28 pikë, 110:82.

Dardan Berisha rezultoi më i miri tek Prishtina me 20 pikë.

Prishtina;

Rahoveci;

Reklama