Rahoveci do të bëhet me Qendër Kulturore Multifunksonale

Drejtori i Urbanizmit Rumir Zhuniqi ka njoftuar se së shpejti do të shpallet konkursi për projektimin e Qendrës Kulturore Multifunksionale në Rahovec.

Ai ka thënë se Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Rahovec, me mbështetjen e Kryetarit Smajl Latifi, kanë marrë përsipër që të organizojnë konkursin.

“Projekti më i ri dhe shumë i rëndësishëm për jetën kulturore në komunën tonë nga ana e Komunës së Rahovecit është ndërtimi i Qendrës Kulturore Multifunksionale (QKM), që do të shërbejë si hapësirë për zhvillim të ngjarjeve kulturore, edukative, arsimore dhe inovative.  Qendra do të jetë shumëfunksionale dhe hapësira e saj do të do të ketë vend për amfiteatrin (teatër, kinema, koncerte dhe aktivitete të tjera), shkollën e muzikës “Faik Sylka” me pozicion të veçantë në objekt, sallën për shoqëri kulturore artistike dhe balet, galerinë për ekspozita, hapësirën për shoqata, OJQ, sallë për konferenca, parkingun nëntokësor, pjesën e jashtme të dedikuar për ekspozimin e skulpturave dhe oborrin e gjelbëruar e shumë funksione tjera që do të jepen në detyrën projektuese të konkursit. Hapësira do të jetë e shfrytëzueshme sipas normave teknike të projektimit”, ka njoftuar Zhuniqi.

Ai k thënë se Kkonkursi për projektimin e QKM-së do të shpallet në fund të këtij muaji dhe do të organizohet sipas kritereve të Ligjit për Prokurimin Publik.

Në konkurs do të kërkohet, përveç projektit ideor, edhe projekti kryesor (zbatues) me interier të kompletuar për të gjithë hapësirën.  Anëtarët e jurisë do të prezantohen së shpejti”, ka shkruar Zhuniqi.

Reklama