Rahoveci bëhet me objekt bashkëkohor të Mjekësisë Familjare 

Në prag të 28 Nëntorit, nga sot, edhe një kulm shërbimi shëndetësor po i shtohet zinxhirit të objekteve shëndetësore në Rahovec. Kështu ka njoftuar sot kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka thënë se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, që u përurua sot, ka hapësira moderne, kushte të përshtatshme për punë, shërbime shëndetësore të mjekësisë familjare, rentgen, laborator dhe emergjencë të cilat, sipas tij, do t’ju ofrohen mbi 56 mijë qytetarëve të komunës së Rahovecit.

“I nderuar që bashkë me mantelbardhët, Kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, drejtorin e DSHMS-së, z.Samir Mustafa, drejtorin e QKMF-së z. Jusuf Korenica si dhe me bashkëpunëtorë, hodhëm hapin e parë në këtë ndërtesë moderne në shërbim të qytetarëve, ku nevojat e tyre shëndetësore tashmë kanë një adresë të re. Ky projekt i ka kushtuar komunës së Rahovecit rreth 918 mijë euro. Objekti është 2200 m2, ka 20 shtretër dhe 4 dhoma të intervenimit. Ta gëzojnë qytetarët e komunës së Rahovecit dhe gjithë punonjësit shëndetësorë në Rahovec! Gëzuar 28 NËNTORIN, i përjetësuar ndër shqiptarë! 🇦🇱 Lavdi të rënëve ndër breza për lirinë e atdheut! Urime!”, ka shkruar Latifi.

 

Reklama