Rahovecasi e raporton në polici një person që ia mbolli arën me grurë

Një person nga Rahoveci ka raportuar një tjetër në Polici nën pretendimet se ia ka mbjellur arën e tij me grurë.

Policia ka bërë të ditur se njësitë e hetimeve mbetet të merren me rastin dhe ta gjejnë e ta intervistojnë të dyshuarin.

”Ankuesi ka njoftuar se i dyshuari pa aprovimin e tij e ka shfrytëzuar arën e ankuesit duke e mbjellë me grurë. Njësitë e hetimeve mbetet të merren me rast ta gjejnë dhe intervistojnë të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reklama