RahoPress uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Redaksia e portalit informues ”RahoPress” uron të gjithë besimtarët e fesë islame për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Duke e njohur karakterin jashtëzakonisht njerëzor të këtij muaji, ne urojmë që Ramazani të shërbejë si një arsye për të rikujtuar se njerëzit, kushdoqofshin e çfarëdo besimi që i përkasin, duhet të jenë tolerantë e të gatshëm për ta ndihmuar njëri-tjetrin.

Agjëruesve u dëshirojmë lehtësi e mbarësi, me urimin që sakrifica e tyre t’u sjellë mirësi e përmbushje shpirtërore.

Reklama