QTX MALL-it i shtohet edhe këndi i ëmbëlsirave, së shpejti hapet dyqani i ri

Qendrës Tregtare QTX MALL në Xërxë po i shtohet edhe kompania më e re, që merret me prodhimin e ëmbëlsirave “SARAY”. Krahas dyqaneve dhe shërbimeve të shumta, tani në QTX MALL, i gjeni edhe ëmbëlsirat më kualitative në treg.

Sipas një njoftimi nga qendra tregtare,  “SARAY” ka treguar suksese të mëdha në vendin e origjinës. Produktetet që i ofron nisin nga bakllava e deri te ëmbëlsirat më të ndryshme, të cilat edhe mund të modifikohen sipas kërkesave të konsumatorëve.

“SARAY po i bashkëngjitet hapësirave tona duke ju ofruar produkteve turke në sektorin e bakllavave dhe ëmbëlsirave të ndryshme. Të gjithë klientët do të kenë mundësi të furnizohen me produktet  nga SARAY, të gatshme dhe të modifikuara nga vetë konsumatorët”, thuhet në njoftim.

Qendrës Tregtare QTX MALL së fundmi i është bashkangjitur edhe “JARA PHARMACY”, një barnatore që vepron në regjionin e Prizrenit.